BALLKAN, 22 Korrik 2020, 12:18

Humb jetën arkitekti shqiptar, ishte prekur nga COVID-19. Ja mesazhi i kolegëve


Shoqata e Arkitektëve të Kosovës kanë njoftuar se koronavirusi i ka marrë jetën arkitektit të njohur shqiptar, Bekim Dauti, në moshën 53 vjeçare.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes Dauti nga Shtimja, Shoqata thekson se vdekja e Bekimit është një lajm i hidhur për arkitekturën në Kosovë.

Lajm i hidhur për Arkitekturën në Kosovë.Edhe një jetë e mori Virusi Corona.Kolegu ynë tashmë i ndjerë z.Bekim Dauti (1967-2020) na la për të shkuar në përjetësi pas betejës së humbur me Covid-19 .Ngushëllime të gjithë Arkitektëve dhe Familjës Dauti nga Shtimja!U prehtë në paqe kolegu dhe miku ynë!”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës.