AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 23:01

“Për Teatrin i sëmuret goja”- Vasili reagon pas deklaratës së Majkos: Ka parimin e Shvejkut që thotë se…

“Për Teatrin i sëmuret goja”- Vasili reagon pas

Pas deklaratës së Pandeli Majkos, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar i sëmuret goja, ndërsa mbron hajdutërinë e blerjes së votave.

Duke u ndalur tek çështja e votës së emigrantëve, Vasili shtron pyetjen: Kush do ta administrojë votën e tyre, duke nënkuptuar se ato mund të manipulohen.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Majkos për të folur për Teatrin i sëmuret goja, ndërsa për të bërë alibinë e hajdutërisë së votimeve të 2017 i vjen goja.

15 kushte ka nga BE, ku sa një mal janë vjedhja e zgjedhjeve dhe ku dosja 184 dhe 339 jane turpi mbare botëror i qeverisë së Majkos.

Këta hajdute do te administrojnë votën e diasporës?

Ka shqiptar qe e ha kete kokerr ulliri?

Kush i beson floket e bardha me qellime te zeza?

Megjithate edhe shume seriozisht nuk duhet marre, se ky Majko ka parimin e Shvejkut : “Ç’me duhet mua se çfarë them unë”.