AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 22:05

Ambasada e SHBA-Hotit: Emëroni në qeveri profesionistë, jo militantë!

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar ndaj emërimeve në Qeverinë Hoti, duke bërë thirrje që të emërohen profesionistë me përvojë e jo militantë partiakë.

“Sot ne i njohim ata zyrtarë që i shërbejnë me ndershmëri vendit të tyre dhe i bëjmë thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të emërojë profesionistë me përvojë e jo militantë partiak,” thuhet në postimin e Ambasadës në Twitter.

Reagimi i ambasadës vjen pas disa emërimeve të fundit të bëra në qeverinë "Hoti".