AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 22:34

Shērr masiv me thika në Korçë, plāgosen tre të rinj

Shērr masiv me thika në Korçë, plāgosen tre të rinj

Një konflikt mes tre të rinjve në orët e mbrëmjes së sotme në Korcë, ka degjenuar në përdorimin e mjeteve prerëse. Sipas njoftimit të policisë, shkak i konfliktit ka qenë për motive të dobëta.

Nga shērri mësohet se janë dëmtuar tre të rinjtë, dhe një prej tyre ka marrë plēgë të rënda.

Ata ndodhen aktualisht në spitalin e Korcës, për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Në datën 23.06.2020, rreth orës 21:20, në lagjen nr. 2, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës shtetasi M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.