TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka bërë një ndalesë në zyrën e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.
Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se ka qenë një ftesë e kryeparlamentarit drejtuar Presidentit.
Meta, i ftuar nga Ruçi ka shkuar në zyrën e tij, së bashku me këshilltarët, që e shoqëruan sot gjatë dëshmisë së dhënë në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij.
Komisioni nisi në orën 10:00 dhe Meta ka mbërritur në këmbë në kryesinë e Kuvendit, shoqëruar nga tre këshilltarët, Këshilltari për Sigurinë, Bahri Shaqiri; Këshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj dhe Këshilltari për Mediat, Tedi Blushi, ka mbërritur në këmbë në Kryesinë e Kuvendit.