TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre makina janë shkrumbuar gjatë natës në kryeqytet. Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Haredin Shtino”.
Nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme.
Mësohet se fillimisht ka marrë flakë makina ‘Mercedes Benz’ në pronësi të Majlinda Ndregjoni dhe më pas janë djegur dhe dy automjete të tjera të parkuar afër tij.
Bëhet e ditur se mjetet e tjera, një ‘Mercedez Benz’ është në pronësi të Gramoz Nazeraj dhe një ‘Audi A4’ në pronësi të Altin Çelikut.
Aktualisht policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zone dhe po punon për identifikimin e autorit.