AKTUALITET, 9 Shtator 2019, 10:07

LIVE/ Meta mbërrin në Kryesinë e Kuvendit


Më se i përpiktë në orar. Në orën 09:48, Presidenti Ilir Meta doli nga Presidenca së bashku me zëdhënësin Tedi Blushi dhe këshilltarin e tij.

Pavarësisht interesit të medias, ai nuk preferoi të bëjë komente, ndërsa e përshkoi rrugën me këmbë deri te Kryesia e Kuvendit për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve në lidhje me 2 dekretet 30 qershorin dhe 13 tetorin.