TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka përkujtuar 73-vjetorin e Kryengritjes së Postribës, e cila cilësohet nga opozita si kryengritja e parë antikomuniste në Evropë.
Në mesazhin e tij, Bardhi u shpreh se nuk duhen lejuar hordhitë e brigadave të krimit të marrin pushtetin dhe më pas të shtypin qytetarët.
Sipas tij, ka ardhur koha për numërimin mbrapsht dhe të gjithë së bashku, opozitë dhe qytetarë, do t’i japin fund këtij regjimi të korruptuar e kriminal, për t’i hapur rrugë Shqipërisë si gjithë Evropa.
“Ai vizion i atyre është një leksion i përhershëm se liria nuk është dhënë njëherë e mirë dhe s’mund ta marrin të mirëqenë se qytetarët rrezikojnë gjithmonë nga qeveritë shtypëse.
Ai vizion dhe ajo kurajo na lypset edhe sot sepse një nga të drejtat themelore të njeriut përfshirë të drejtën për të votuar të lirë është mohuar dhe kjo ndodh prej kësaj qeverie në mënyrë të përsëritur prej 6 vitesh çdo ditë.
Kam frikë se patriotët do të na qortonin rëndë po të shihnin se sot sërish është në rrezik dhe luhet me këtë liri fondamentale.
Nisë në bashkohemi të gjithë bashkë për të mos lejuar kurrë instalimin e tyre kurrë me ne Shqipëri.
Të mos lejojmë me që hordhitë e brigadave të krimit të marrin pushtetin me çdo kusht dhe më pas të shtypin qytetarët. Koha për bijtë e etërve ka nisur numërimin mbrapsht.
Ne gjithë bashkë do ti japim fund këtij regjimi të korruptuar e kriminal dhe do ti hapim rrugë Shqipërisë si gjithë Europa”, tha Bardhi.