LIFESTYLE, 23 Maj 2021, 20:17

Pas ceremonisë “Defender 21”, Meta drejt bregdetit: Bëra 20 kilometra ecje sportive

Pas ceremonisë “Defender 21”, Meta drejt bregdetit: Bëra

Presidenti Ilir Meta pas pjesëmarrjes në stërvitjen e “Defender 21”, gjatë paradites së kësaj të diele, pasditen ka zgjedhur që ta kalojë buzë detit.

Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook zbulon, se menjëherë pas Tiranës destinacioni i tij ka qenë Durrësi.

Kreu i shtetit ka postuar një foto në Facebook ku thekson se ka bërë 20 kilometra ecje sportive duke shijuar nga pranë perëndimin e diellit.

“Pas 20 kilometra ecje sportive në perëndim të diellit. Një mbrëmje relaksuese për të gjithë, për të nisur nesër javën me energji të reja,”shkruan Meta.