AKTUALITET, 10 Mars 2020, 18:28

Paralajmërimi/ Ministria e Shëndetësisë në Francë: Droga nuk ka asnjë lloj efekti mbi koronavirusin

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies në Francë ka lajmëruar të gjithë qytetarët që të qëndrojnë larg drogërave dhe kokainës. Në një reagim në rrjetet sociale, ministria shkruan se droga nuk ka asnjë lloj efekti mbi koronavirusin.

“Jo, kokaina nuk ju mbron nga koronavirusi,”- shkruhet ndër të tjera në njoftim.

“The independent”, shkruan se ky reagim i ministrisë ka ardhur pasi në rrjetet sociale, kishte nisur shpërndarja e memeve dhe shprehjeve virale ku thuhej se kokaina e shkatërron koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë shton gjithashtu se, as alkooli apo larja e duarve me alkool nuk e largon koronavirusin, nëse jeni tashmë të infektuar. Mbi të gjitha në reagim thuhet se alkooli iu than lëkurën.