AKTUALITET, 10 Mars 2020, 17:43

Koronavirusi, Erdogan nuk i jep dorën ambasadorit shqiptar në Ankara (VIDEO)

Koronavirusi, Erdogan nuk i jep dorën ambasadorit shqiptar në Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar sot me ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robo.

Robo takoi Erdoganin në Kompleksin Presidencial ku edhe i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit shqiptar.

Pasi Robo prezantoi familjen dhe disa pjesëtarë të ambasadës me presidentin Erdogan, më pas kaluan në fotografim.

Ndërkohë, pasi ai zgjati dorën për t’u përshëndetur, Erdogan refuzoi duke i thënë “Korona” derisa e përshëndeti duke e vendosur dorën në gjoks.

https://www.facebook.com/AnadoluAgencyShqip/videos/1258560457679577/