TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Andi Bushati, ka komentuar skandalin me maskat e skaduara që qarkullojnë mes personelit mjekësor, të denoncuar nga Partia Demokratike.
Bushati thotë se këtë gjë që ka bërë "banda e propagandës së Rilindjes", me maskat që përdoren nga mjekët kundër koronavirusit, nuk do ta kishte besuar edhe po ta shihte në një film afrikan të dorës së tretë.
"Kjo do ishte vërtet e tepërt. Një bandë e propagandës së Rilindjes, që në një magazinë të fshehtë, ngjit pullat fallco mbi datën e skadencës që i shpërndahen spitaleve publike kundër koronavirusit. Edhe po ta kisha parë në një film afrikan të dorës së tretë, do më ishte dukur trillim i dobët", shkruan Bushati në rrjetet sociale.
/TPZ.al/