TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka kërkuar në mbledhjen e qeverisë për situatën e krijuar nga koronavirusi kufizimin në maksimumin e mundshëm të kontakteve fizike.Kryeministri pasi vendosi një ditë më parë mbylljen me dy javë të shollave dhe kopshteve sot është shprehur se Qeveria ka marr vendimin për mbylljen e palestrave , diskove , por edhe të gjitha ato vende ku do të ketë grumbullim të madh të njerëzve .
“Të kontribojmë të gjithë në këtë luftë. Do ta trajtojmë si armik për të zvogërluar plagët dhe humbjet. Kjo është luftë, pasi në Italinë fqinje nuk ka më asnjë dyqan hapur. Jemi në kushtet ku shumëkush po luan me veten dhe tjerët. Po luan me motrën e vëllain, babanë dhe nënën. Kjo është forcë e verbër që të këput gjunjët. Po prek gjithë botën. Do mbyllen pabe, palestra. Ne do mbyllim pube, disko, palestra dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz. Do i mbyllim të gjitha për të vendosur shëndetin të parin. Kjo gjë duhet bërë”, tha Rama.