AKTUALITET, 28 Korrik 2020, 09:18

Pak para mbledhjes së Këshillit Politik, Basha takim me seli me ambasadorët

Pak para mbledhjes së Këshillit Politik, Basha takim me seli me


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë sot në orën 10:00 një  takim me ambasadorët, Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman.

Mësohet se në tryezë  do të jenë të pranishëm edhe aleatët e opozitës.

Ndërkohë,  ky takim vjen një orë para mbledhjes së Këshillit Politik, ku do të diskutohet për hapjen e listave dhe  ndikimin e  amendamenteve kushtetuese tek koalicionet parazgjedhore.

Ditën e djeshme PS konfirmoi pjesëmarrjen në këtë mbledhje.

Po kështu të pranishëm do të jenë edhe përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare,  Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Sakaq dje ambasadorja amerikane Yuri Kim bashkë me Luigi Sorecën zhvilluan një takim me kryeministrine Edi Rama, ku në fokus ishte Reforma Zgjedhore.