TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja Suzana Topi, përmes një postimi në facebook, thotë se Komisioni i Venecias i vuri vulën drejtësisë të çdo veprimi të Presidentit Ilir Meta.
Sipas saj, sot u pa që Rama është shëmbëlltyra e antiligjit dhe paligjshmërisë në ketë vend
Thirrja e saj është që Parlamenti të shpërndahet një orë e më parë. ”Asnjë ditë më tej Rama dhe parlamenti i tij dhunues i kushtetutës dhe ligjit s’mund të qëndrojnë më në sallen e parlamentit që duhet shpërndarë një orë e më parë, duke censuruar edhe fjalën e atyre pak opozitarëve që janë aty”.
Postimi i plotë
U provua botërisht që Presidenti Meta ka respektuar Kushtetutën pikê për pikë. Venecia i vuri vulën drejtësisë dhe korrektësisê kushtetuese të çdo veprimi të Presidentit.
Venecia i vuri vulën veprimeve të Edi Ramës që së bashku me deputetët e tij qenë totalisht të paligjshëm. Rama është tashmë shëmbëlltyra e antiligjit dhe paligjshmërisë në këtë vend.
Asnjë ditë me tej Rama dhe parlamenti i tij dhunues i kushtetutës dhe ligjit s’mund të qëndrojnë më në sallen e parlamentit qê duhet shpërndarë një orë e më parë duke censuruar edhe fjalën e atyre pak opozitarëve që janë aty. Çdo ditë e mëtejshme e tyre ēshtë ditë e zezë për shqiptarēt dhe oksigjen për krimin e organizuar, oligarkët dhe trafikantêt e votës së lirë.