TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një familje në Itali është infektuar me koronavirusi , duke e kthyer atë në një mini vatër infeksioni në Luca të Italisë. Mediat italiane kanë bërë të ditur se burri dhe djali janë infektuar nga gruaja e cila ishte kthyer nga Shqipëria. Mediat shtojnë se tashmë e gjithë familja është izoluar.
Në lidhje me këtë rast, është aktivizuar një grup mbikqyrësish. Bëhet fjalë për një grup multidisiplinar që ka për detyrë të ndërhyjë në kohën e duhur për vatrat e reja, sipas skemës: provë, trajtim, gjurmë. Ajo është e përbërë nga operatorë nga struktura e shëndetit publik dhe higjenës, kujdesit parësor, shërbimeve sociale, infermierisë dhe spítalit
Ndërkohë autoritetet përgjigjëse në Luka të Italisë po kryejnë veprime monitorimi dhe kontrolle të kontakteve të afërta dhe po bëjnë të gjitha veprimet e nevojshme për të ngushtuar rrethin e kontakteve në mënyrë që të minimizojnë përhapjen e infeksionit./lanazione.it/