AKTUALITET, 20 Shkurt 2019, 13:13

Pajisja e gazetarëve nesër me maska kundragaz, deputetja e PD: “Plan masash” për t’ju mbyllur gojën

Deputetja e PD, Albana Vokshi, njëherësh kryetarja e komisionit të Medias ka komentuar njoftimin e Gardës së Republikës për pajisjen e gazetarëve nesër me mjete kundragaz, në protestën e opozitës, që parashikohet të mbahet para Parlamentit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vokshi e cilëson një “plan masash” për t’iu mbyllur gojën gazetarëve.

Reagimi:

Qeveria “plan masash” për t’iu mbyllur gojën gazetarëve

Në atë vend ku #qeveria pranon vetë se do përdorë lëndë helmuese luftarake kundër gazetarëve, nuk mund të flitet më për demokraci dhe #media të lirë.

Në epokën digjitale, mjetet e punës së Gazetarëve janë celulari, stilolapsi, mikrofoni.

Nuk e di në cilin vend të lirë gazetarët pajisen dhe me kundragaz?!

Këto janë shenja që kjo qeveri e bërë palë me krimin po vetëfundoset!