AKTUALITET, 3 August 2026, 14:06

“Operacioni July” në Durrës, arrestohet 44-vjeçari i dyshuar për 6 vjedhje dhe tentativa vjedhjeje

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “July”, duke zbardhur gjashtë raste vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje të kryera gjatë muajit korrik 2026. Në kuadër të operacionit është identifikuar dhe vënë në pranga autori i dyshuar.

Në pranga ka rënë shtetasi I. D., 44 vjeç, banues në Durrës. Sipas hetimeve të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, 44-vjeçari dyshohet se gjatë periudhës 14–24 korrik 2026 ka kryer një sërë vjedhjesh, konkretisht ka vjedhur një motoçikletë, një çantë me sende personale dhe një portofol, si dhe para dhe materiale në dy subjekte. Gjithashtu, ai dyshohet se ka tentuar të kryejë një vjedhje në një banesë.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të zbardhur raste të tjera vjedhjesh që mund të jenë kryer nga i arrestuari. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “July”, zbardhen 6 vjedhje/tentativa për vjedhje, gjatë muajit korrik 2026. Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, për zbardhjen e vjedhjeve, u bë e mundur zbardhja e 6 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të kryera gjatë muajit korrik 2026, si dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi:

-I. D., 44 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 14.07.2026 – 24.07.2026, ka vjedhur një motoçikletë, një çantë me sende personale dhe një protofol, ka vjedhur para dhe materiale në dy subjekte, si dhe ka tentuar të vjedhë në një banesë.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.