AKTUALITET, 3 August 2026, 11:07

"Kështjella në Francë mund të jetë e Edi Ramës dhe Olsi Ramës!", Berisha: Paratë e vjedhura të shqiptarëve janë shndërruar në pasuri përrallore nga Ermal Beqiri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar edhe pasuritë e Ermal Beqiri në Francë, ku mes të tjerash është edhe një kështjellë madhështore.

Berisha  ka kërkuar që hetimet të zbardhin pronësinë e kështjellës, duke ngritur pretendime se ajo mund ti përkasë Edi Rama dhe vëllait të tij, Olsi Rama.

Ai shtoi se hetimi duhet të japë përgjigje mbi një lidhje të mundshme të kësaj pasurie me kryeministrin Rama.

“Hetimi duhet të jetë ‘kështjella është e Ermal Beqirit, apo e Edi Ramës dhe Olsi Ramës’?! Ai kishte kështjellë, jahte dhe avion. Pra pasuritë e shqiptarëve të vjedhura dhe të shndërruar në pasuri përrallore nga Ermal Beqiri. Druaj shumë, megjithatë hetimet do ta tregojnë se kështjella mund të jetë e Edi Ramës. Pasi ai nuk do të toleronte në rrethin e tij, shtjellarë të tjerë përveç vetes së tij”, tha Berisha.