TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Bulqizës ka arrestuar drejtuesin teknik të një subjekti minerar, pas aksidentit me pasojë vdekjen e minatorit, Ilir Kolaveri, ngjarja e ndodhur më 1 gusht 2026.
Sipas policisë në pranga është vënë Përparim Koçi 63 vjeç, banues në fshatin Vajkal, i cili ushtronte detyrën e drejtuesit teknik në subjektin minerar. Policia dyshon se 63-vjeçari nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, çka ka sjellë si pasojë aksidentimin me vdekje të Kolaverit.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan shtetasin P. K., 63 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, me detyrë drejtues teknik në një subjekt minerar.
Arrestimi i tij u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 01.08.2026, dyshohet se në cilësinë e drejtuesit teknik të subjektit minerar nuk ka zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë është aksidentuar me vdekje shtetasi I. K., 40 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.