AKTUALITET, 3 August 2026, 10:27

Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Përgjithshme, kandidatët në garë për postin

Janë zyrtarizuar kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, një garë e hapur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) për shkak se në muajin dhjetor i përfundon mandati drejtuesit aktual, Olsian Çela.

Ndonëse fillimisht kishte dorëzuar dokumentet pranë KLP-së, kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ka vendosur të tërhiqet papritur nga gara.

Pas këtij zhvillimi, në listën e kandidatëve që synojnë drejtimin e organit të akuzës mbeten pesë emra të njohur të sistemit të drejtësisë: Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust në mandatin e dytë; Arta Marku, ish-prokurore e Përgjithshme e përkohshme; Ylli Pjetërnika; prokurorja e Tiranës, Rovena Bozo; si dhe prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi.