SPORT, 8 Qershor 2019, 12:44

Nuk pranoi të qëndronte në stol ndaj Kosovës, merret vendimi për trajnerin e Malit të Zi

Nuk pranoi të qëndronte në stol ndaj Kosovës, merret vendimi



Ljubisha Tumbakoviç nuk do të jetë më trajneri i Mali të Zi.

Tekniku me origjinë serbe mbrëmjen e djeshme nuk ka pranuar të jetë në stol në sfidën ndaj Kosovës.

Ai kishte marrë urdhër nga ultrasit serb të Beogradit, të mos të luante në këtë sfidë dhe kështu Federata e futbollit të Mali të Zi, ditën e sotme e ka shkarkuar.

Edhe dy lojtarë me origjinë serbe morën presione nga serbët, por Federata nuk ka marrë ende një vendim për ta. Bëhet fjalë për dy futbollistët e skuadrës serbe të Crvena Zvesdës, Mirko Ivanic dhe Filip Stojkoviç.