TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur protesta e 107-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku nisën marshimin drejt Kryeministrisë.
Pas marshimit në bulevard, qytetarët janë ndalur para godinës së Kryeministrisë, ku vijojnë protestën me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë.
“Rama dorëhiqu” dhe “Poshtë narkoshteti” janë ndër thirrjet e protestuesve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit dhe ndryshime politike.
Protesta e sotme shënon ditën e 107-të të kësaj që protestuesit e cilësojnë si “revoltë” kundër qeverisë. Në shesh janë parë edhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe institucioneve, ndërsa tubimi vijon para Kryeministrisë.