AKTUALITET, 27 July 2026, 16:40

“PS më do jashtë Kuvendit”/ Marrëveshja e huas me SHBA, Shehaj: Qeveri servile! Një tufë të korruptuarisht që vjedhin popullin e vetë

“PS më do jashtë Kuvendit”/ Marrëveshja e huas me

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje zhvillimet e sotme politike, debatet në Kuvend, por dhe çfarë ndodhi jashtë sallës së seancave plenare. Ai tha se opozita nuk do të dorëzohet dhe se lufta e saj do të vijojë. 

“Nuk dorëzohemi. Lufta jonë vazhdon. Do të kishim dashur që shfaqje të tilla mos të kishin ndodhur, por të bësh opozitë nuk është e lehtë. Të bësh opozitë duhet që në mënyra të ndryshme të kërkojmë hapësirat tona. Po kërkojmë që të bëjmë opozitë, pavarësisht sjelljes së kësaj mazhorance.”, tha ai. Duke u ndalur te kërkesa e PS-së për ta përjashtuar me 60 ditë nga Kuvendi, ai tha se PS-ja e do jashtë Kuvendit.  

“Është kërkesa e 4 në 5 muaj për të më përjashtuar nga Kuvendi. E di se çfarë ka vendosur Taulant balla dhe Rama. Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Përjashtimi 60 ditë është bërë për ata që hedhin mjete tymëse. Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Nuk do të ndalemi, do të bëjmë opozitë. Prokurorët e SPAK do të hetojnë dhe zbulojnë se kush kanë marrë pjesë në pengimin tim në seancën e kaluar. Nuk mund të heshtim. Protestuesit kanë 60 ditë që protestojnë.”, tha ai. Po ashtu, Shehaj komentoi dhe miratimin e marrëveshjes së huas me SHBA-në, ndërsa e cilësoi këtë mazhorancë servile. “Këta janë një tufë të korruptuar që duan të vazhdojnë të vjedhin. Ai dokument nuk kishte detaje, është dokument publik. Por këta për ta bërë me interesante, për t’u bërë servila, tregojnë me gjasme që po i mbështet Amerika. Pasi ata janë hajdutë dhe vjedhin popullin e vetë”, tha ai.