TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kemi hyrë në pjesën më të nxehtë të verës dhe të merkatos dhe Kylian Mbappe është një nga çështjet e mëdha për t’u zgjidhur. Sulmuesit të PSG i mbaron kontrata në verën e vitit 2022 dhe duhet të vendosë brenda pak javësh për të ardhmen e tij.
Ndryshe nga Neymar, Mbappe nuk ka pranuar rinovimin dhe ka refuzuar dy propozime. Edhe pse PSG është shndërruar në një klub me shumë cilësi, duke marrë disa nga lojtarët më të mirë në treg (Donnarumma, Wijnaldum, Ramos, Hakimi), duket se as kaq nuk mjafton për ta mbajtur.
https://twitter.com/i/status/1415074277217509376
Emisioni El Chiringuito raporton se Kylian Mbappe ka vendosur përfundimisht se dëshiron të transferohet te Real Madrid. Sulmuesit nuk ka arritur t’ia mbushë mendjen as Ramos dhe ka vendosur të mos rinovojë. Në ditët në vijim pritet të ketë lëvizje për “martesën” Mbappe, Real Madrid.