TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ylli francez Kylian Mbappe ka refuzuar sërish të firmosë kontratën e re të propozuar nga Paris SG, duke krijuar dyshime të pranueshme, se po tenton të largohet këtë verë nga skuadra kryeqytetase.
Sipas asaj që raporton “AS”, sulmuesi 22-vjeçar dëshiron largimin nga klubi parisien, pasi qëllimi i tij është që të kalojë te Real Madridi. PSG ka kohë që i ka ofruar kontratën e re Mbappes, mirëpo ky i fundit nuk dëshiron të rinovojë, por kërkon kushte shtesë.
Një prej të cilave është një klauzolë, që ai kërkon të largohet si lojtar i lirë, nëse ndonjë skuadër kërkon shërbimet e tij. Real Madridi është i interesuar për transferimin e Mbappe, mirëpo nuk janë të gatshëm të paguajnë shuma të larta. Kontrata aktuale e sulmuesit me PSG përfundon në verën e vitit 2022.