LIFESTYLE, 7 Qershor 2021, 10:18

Në festën luksoze “nënujorë” të Armina Mevlanit, blogerja e veshur si ‘sirenë’ feston 30-vjetorin e saj mes miqsh


-Blogerja shqiptare Armina Mevlani ka festuar ditën e djeshme 30-vjetorin e saj të lindjes duke organizuar një festë madhështore më muzikë ku kanë qënë të ftuar miqtë dhe të afërmit e saj.

Armina i ka ndarë në rrjete sociale disa momente nga atmosfera e bukur e festës së saj e cila ishte e mbushur me buqeta lulesh dhe mes urimeve të shumta ajo ka shkruar: “Jam falenderuse për çdo ditë të jetës.”

Ndër mikeshat që ka qënë e pranishme në festë është edhe Lori Hoxha e cila ka shkëputur një moment nga festa ku duket se Armina po kërcën në festën e saj ku ka shkruar “Sirena e mbrëmjes” . Festen Armina e ka titulluar “Under the Sea” pra si “Nën ujore” dhe ajo është veshur si një sirenë me një fustan të gjatë, që shndërit duke pozuar në një guaskë.