TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zv.kryetari i PD-së, Edi Paloka, përmes një statusi në rrjetet socialee thotë se, deputetët e opozitës parlamentare e nxorën kokën më në fund. Sipas tij, ata po zbatojnë projektin e Ramës për të mos lejuar koalicionet parazgjedhore.
STATUSI I PLOTË
E nxorrën kokën më në fund! Nuk kanë hallin e listave të hapura, por merakun e projektit të Edi Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.
I mbetur vetëm, Edi Rama po përdor patericat e Ballaopozitës në Kuvend me qëllim që të ndalojë me ligj koalicionet parazgjedhore.
Ky ka qenë projekti i tij që në nisje të debatit për sistemin zgjedhor.
Sa më fort bërtasin për lista të hapura pa koalicione, aq më shumë shfaqen në sytë e opinionit publik, si konkubina dhe shërbëtorë të regjimit kriminal të Edi Ramës, që po mundohen të mbajnë në këmbë një kufomë politike.