AKTUALITET, 21 October 2026, 21:23

Ndryshime në kabinet, Rama emëron dy zv.ministra të rinj (EMRAT)

Ndryshime në kabinet, Rama emëron dy zv.ministra të rinj (EMRAT)

Kryeministri Edi Rama ka firmosur në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme dy ndryshime në kabinetin qeveritar.

Mjekja Anila Rexha është emëruar zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale. Kardiologia do të asistojë ministren e re te Shëndetësia, Klodiana Spahiu.

Ndërkohë, Kevin Bufi u emërua zv.ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Deri më sot Bufi ishte këshilltar në kryeministri pranë Ramës.

Vendimet:

– Znj. Anila Rexha emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

– Z. Kevin Bufi emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.