AKTUALITET, 21 October 2026, 18:43

Përshkallëzohen tensionet në bulevard/ Protestuesit hedhin molotovë drejt Kryeministrisë, del autoboti i policisë

Përshkallëzohen tensionet në bulevard/ Protestuesit hedhin

Tensionet në protestën e zhvilluar në Tiranë duket se janë përshkallëzuar gjatë orëve të mbrëmjes, ku disa të rinj kanë hedhur bomba molotovë drejt selisë së Kuvendit dhe në afërsi të Kryeministrisë.

Pranë godinave ndodhen forcat e policisë, ndërsa në zonën përpara Kryeministrisë janë pozicionuar edhe efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Ndërkohë, policia është në gatishmëri pranë Kuvendit dhe Kryeministrisë, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme dhe e përgatitur për të ndërhyrë nëse situata përshkallëzohet.

Protesta vijon mes tensioneve, ndërsa mbetet për t'u parë se si do të zhvillohet situata gjatë orëve në vijim.