TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për kufizimin e lëvizjes së protestuesve, duke i cilësuar ato si kërcënime dhe përpjekje për të intimiduar qytetarët që marrin pjesë në protesta.
Shehaj theksoi se asnjë pushtetar nuk mund t'u mohojë shqiptarëve të drejtën e lëvizjes së lirë, brenda apo jashtë vendit, duke akuzuar Ramën se po përdor kërcënimet për të frikësuar të rinjtë dhe qytetarët që protestojnë kundër qeverisë.
“Një mesazh të qartë për të gjithë protestuesit: Edi Rama nuk mund të ndalojë lëvizjen e lirë të shqiptarëve, si brenda vendit, po dhe jashtë vendit.
Thjesht gënjen, kërcënon, do të intimidojë protestuesit. Asnjë pushtetar nuk mund të shkelë të drejtën e lirisë të një qytetari. Lirinë e lëvizjes nuk e prek dot askush“ - u shpreh Shehaj në një video-mesazh.
Kreu i Mundësia bëri gjithashtu një premtim të rëndësishëm politik. Propozimin e një amnistie për çdo dënim të padrejtë ndaj protestuesve, sapo në Parlament të ketë përfaqësues të denjë të qytetarëve shqiptarë.
Sipas Shehajt, pjesëmarrja në protesta është një akt kuraje dhe vendosmërie për të ardhmen e Shqipërisë, për të cilin qytetarët duhet të ndihen krenarë dhe jo të frikësuar nga kërcënimet e pushtetit.
“Dhe diçka tjetër shumë e rëndësishme: kur në Parlamentin e Shqipërisë të ulen përfaqësues të denjë të qytetarëve shqiptarë, do të propozojmë një amnisti për çdo dënim të padrejtë ndaj protestuesve. Kush ka marrë pjesë në protesta, ka kryer një akt të jashtëzakonshëm dhe shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë. Ka treguar kurajë dhe vendosmëri dhe duhet të jetë krenar për çfarë ka bërë” - deklaroi Agron Shehaj.