AKTUALITET, 7 Maj 2020, 18:24

Ndarja nga jeta e piktorit Maks Velo, Presidenti Meta: Zëri i tij kritik do t’i mungojë mbrojtjes së interesit publik

Ndarja nga jeta e piktorit Maks Velo, Presidenti Meta: Zëri i tij kritik do

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me trishtim pas lajmit se piktori dhe arkitekti i njohur Maks Velo u nda nga jeta.

Kreu i shtetit në postimin e tij thekson se “zëri i Tij kritik do t’i mungojë në veçanti mbrojtjes së interesit publik në këtë periudhë të brishtë institucionale dhe demokratike”.

Për Metën, “kjo ikje e Tij le pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare”.

POSTIMI I PLOTE

Ndarja nga jeta e Maks Velos është një lajm i trishtueshëm.

Si një prej figurave më novatore të artit shqiptar, simbol i antikonformizmit dhe lirisë së mendimit, piktor e arkitekt i shquar që luftonte pakompromis transformimet e shfrenuara urbane, intelektual aktiv që jetoi dy epoka duke provuar vuajtjet e burgjeve të diktaturës, shkrimtar e studiues i njohur, kjo ikje e Tij le pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare.

Ngushëllime të afërmve, bashkëpunëtorëve, miqve e dashamirësve të shumtë!

Maks Velo dhe zëri i Tij kritik do t’i mungojë në veçanti mbrojtjes së interesit publik në këtë periudhë të brishtë institucionale dhe demokratike.