AKTUALITET, 7 Maj 2020, 17:36

Ndërron jetë arkitekti dhe piktori i njohur, Maks Velo

Ka ndërruar jetë arkitekti dhe piktori i njohur, Maks Velo, në moshën 84 vjeçare.

Mësohet se ai ka qenë i shtruar në QSUT, prej disa ditësh, pasi vuante nga anemia.

Velo lindi në vitin 1935 në Paris të Francës dhe më pas familja e tij u rikthye në Shqipëri.

Ai përfundoi studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1957.

Në vitin 1978, Maks Velo u burgos për tetë vite nga regjimi komunist, për shkak të "tendencave moderniste".

Maks Velo është një arkitekt mjaft i njohur në vend dhe autor i një sërë botimesh si: "Kokëqethja", "Palltoja e burgut", "Thesi i burgut", "Paralele për arkitekturën", "Kohë antishenjë", "Jeta ime në figura " etj.

Velo ka qenë publicist dhe mjaft i angazhuar me çështje të aktualitet shqiptar dhe një kritik i zëshëm për çështje me interes për opinionin publik.

Së fundmi ai ishte shprehur kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

/TPZ.al/