AKTUALITET, 7 Maj 2020, 15:36

Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoja/ Gjykata Speciale cakton masën e sigurisë për 29-vjeçarin Arjol Halilaj

Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoja/ Gjykata Speciale cakton masën e

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg”, për 29-vjeçarin Arjol Skrapari, i arrestuar dy ditë më parë, i akuzuar si përkrahës i autorëve të atentatit ndaj prokurorit ët Durrësit, Arjan Ndoja.

29-vjeçari dyshohet se është bashkëpunëtori dhe personi kyç që ka ndihmuar autorët duke i larguar me makinën e tij, pasi ata braktisën në fshatin Shkafanë automjetin me të cilin kryen krimin.

Atentati ndaj prokurorit Ndoja ndodhi më 1 nëntor të viti të kaluar, ku mbetën të plagosur vetë prokurori, miku i tij, Aleksandër Laho si dhe shoferi Andi Maloku. Ky i fundit humbi jetën disa ditë më vonë në spital.