TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
NATO do të nisë më 13 tetor në Itali stërvitjen e saj vjetore për parandalimin bërthamor, “Steadfast Noon”, ku do të marrin pjesë 17 vende, njoftoi Aleanca.
Në një deklaratë thuhet se stërvitja është një aktivitet rutinë trajnimi, i planifikuar prej kohësh, që synon ruajtjen e gatishmërisë dhe testimin e procedurave që mbështesin aftësitë parandaluese dhe mbrojtëse të NATO-s.
“NATO është Aleancë mbrojtëse. Kjo stërvitje na ndihmon të sigurojmë aftësi të sigurta, të mbrojtura, efektive dhe të besueshme për ruajtjen e paqes, parandalimin e detyrimit dhe frenimin e agresionit. Ajo dërgon gjithashtu një mesazh të qartë uniteti dhe vendosmërie”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Aleanca tha se përmasat e stërvitjes së këtij viti do të jenë në përputhje me ato të edicioneve të mëparshme.
NATO njoftoi se gjatë stërvitjes “Steadfast Noon” nuk do të përdoren armë të vërteta, duke shtuar se aktiviteti nuk lidhet me zhvillimet aktuale botërore dhe nuk drejtohet kundër asnjë vendi.