AKTUALITET, 31 Maj 2018, 22:39

Monika Kryemadhi: Edi Rama do t'ju ndajë paratë e shqiptarëve, pronarëve të mediave!

Monika Kryemadhi: Edi Rama do t'ju ndajë paratë e

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka deklaruar se kryeministri Edi Rama do të rrisë taksat për shqiptarët, në mënyrë që paratë t'ua shpërndajër pronarëve të mediave. Kryemadhi i referohet, rritjes së mundshme të taksës që qytetarët paguajnë për televizionin publik shqiptar.

"Shqiptarët sot do paguajnë edhe nga 10 dollarë, sepse Edi Rama do marrë leket e shqiptarëve dhe do ua ndajë televizioneve kombëtare dhe jo kombëtare. Normale ju duket kjo?  Ky është super skandal. Nuk flet njeri për këtë. Ne politikanët të parët nuk e ngremë çështjen se mos i ngel hatri Klanit ose Top Channel-it", deklaroi Kryemadhi.

/TPZ.AL/