AKTUALITET, 31 Maj 2018, 21:37

Debati/ Nazarko: Vetëvendosja nuk ka parti partnere në Shqipëri, Kurti: Bashkimi Kombëtar nuk ka nevojë për to

Debati/ Nazarko: Vetëvendosja nuk ka parti partnere në Shqipëri,

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit". Kurti ka debatuar me analistin Mentor Nazarko, lidhur me lëvizjen Vetëvendosje dhe rolin e saj.

Mentor Nazarko:

Lëvizja Vetëvendosje është ndërtuar mbi shumë kontradiksione të mëdha. Vetëvendosja u krijua si lëvizje duke thënë se nuk do të merrte pjesë asnjëherë në zgjedhje dhe mori pjesë në të. Vetëvendosja tha se ishte kundër administrimit ndërkombëtar të Kosovës, ndërkohë që u përfshi. Vetëvendosja thotë se është për bashkim me Shqipërinë, por e kam të vështirë të gjejë partinë partnere në Shqipëri. Gjykoj se me Ramën, tregon afërsi të madhe intelektuale, incidenti i parë me vezë që i ka ndodhur Edi Ramës, ka qenë nga një aktiviste e formuar në këto grupe të Vetëvendosjes. Vetëvendosje thotë që është për bashkimin kombëtar, ndërkohë që vetëm tani, ka filluar të artikulojë bashkimin ekonomik, heqjen e barrierave. Vetëm vitet e fundit kemi parë artikulimin e heqjes së barrierave.Vetëvendosja është shfaqur si parti laike, njerëz që kanë distancë filozofike, pork a flirtuar me ekstremizmin fetar ne Kosovës, duke kandiduar figura që kanë qenë të shprehura.

Albin Kurti:

Ne nuk kemi marrë pjesë derisa sundonte UNMIK me Kosovën dhe na definonte si territor me status të papërcaktuar. Pas largimit të UNMIK dhe mbetjes vetëm të cipës formale dhe shpalljes së pavarësisë, u krijuan rrethana që të merrnim pjesë në zgjedhje parlamentare, pa e braktisur protestën dhe aksionoin civil. Këtu nuk ka kontradiktë por dallim të madh në rrethana. Ne e kemi kundërshtuar administrimin e Kombeve të Bashkuara. Në emër të vlerave të OKB kemi kritikuar misionin e OKB.

Ne mund të kemi dëmtuar makinat, muret, mirpo së pari kemi bërë burg për këtë gjë në dallim me shumë të korruptuar në Kosovë që nuk kanë shkuar në burg dhe kanë miliona. Asnjëherë nuk kemi lënduar njerëz. Dëmtime minore të pronës së regjimit, jane brenda politikës jo violente.

Ne nuk mendojmë se bëjmë bashkimin kombëtar, por bashkimi kombëtar na bën neve. Edhe nëse nuk kemi partnerë, parti në Shqipëri.

Ne kundërshtojmë islamofobinë, që shprehet nga pushtetarët.

/TPZ.AL/