TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ku ka folur edhe për bashkimin kombëtar dhe politikat e Vetëvendosjet lidhur me këtë çështje. Analisti Andi Bushati, ka thënë se aktualisht Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të falimentuara dhe ideja e bashkimit kombëtar ndihmon liderët e korruptuar. Sipas Bushatit, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, duhet të ndodhë kur të kemi dy shtete më të mirë.
Bushati: Ne jemi në dy shtete pothuajse të falimentuar në të gjitha pikëpamjet, që drejtohen nga banditë. Atje drejtohet vendi nga ish komandantë të kthyer në pazarxhi, ne nga ish politikanë të kthyer në drogaxhi. Ti mëshosh bashkimit kombëtar, është t'i japësh dorë të gjithë populistëve që duan të ngrenë një fabul të madhe. Mëshimi i Bashkimit Kombëtar, bie ndesh me idenë tuaj për të bërë një Kosovë më të mirë, pa hajna pa tendera, pa koncesione, e pa mbetur peng në duart e shumë-kombësheve. Them se këtu ka pak populizëm që ju bën dëm tek qëllimet tuaja imediate.
Sipas Albin Kurtit, Bashkimi Kombëtar duhet të jetë një objektiv edhe kur dy vendet janë në gjendje të keqe. Ai shprehet se problemet zgjidhen sëbashku.
Albin Kurti: Nuk besoj se duhet ti zgjidhim problemet të ndarë, sepse disa prej problemeve i kemi sepse jemi të ndarë. Nuk mendoj që korrupsioni parandalon zhvillimin por më parë dhe më shumë është e kundërta, mos zhvillimi çon te korrupsioni.
Ne nuk jemi populistë. Populistët besojnë që, popullsia është automatikisht popull. Unë besoj se popullsia është e ndarë në shtresa dhe në klasa. Populistët nuk duan ti theksojnë kundërthëniet shoqërore. Në këtë kuptim nuk mund të jem populist. Ne duhet tja japim fjalën qytetarëve, nëse e duan bashkimin ai duhet të ndodhë. Nuk është e drejtë që Kushtetuta e Kosovës të mos ja japë të drejtën popullit. Unë nuk e dua bashkimin në kurriz të lirisë së Kosovës, por si shprehje të lirisë.
/TPZ.AL/