TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, rendit një sërë arsyesh se përse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duhet të japë dorëheqjen.
Kurti: Kryeministri Haradinaj duhet të largohet, pasi ai e mori listën serbe në qeveri, së dyti ministri serb i Buqësisë ka marrë pjesë në bandat serbe, së treti i rriti pagën vetes dhe bëri 21 ministra, 80 zv.ministra dhe 5 zv. Kryeministra. Gjithashtu votoi kufirin me Malin e Zi, kjo ka mbetur një qeveri pakice, as çereku i tyre nuk janë të Haradinajt. Haradinaj nuk e bënë dot kryeministrin, ai këtë ka dashur. Takimet mes dy qeverire, të Kosovës dhe Shqipërisë, kanë qënë thjesht ceremoniale, marrëveshjet nuk janë realizuar. Vendet e Eurozonës janë më të bashkuar se ne, ne s’kemi asgjë me Shqipërinë, as treg të përbashkët. Të gjitha vendet e ballkanit perëndimor duhet të hyjnë njëherësh në BE, këto gjashtë shtete, duhet të hyjnë në të njëjtën ditë./TPZ.AL/