TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me ftesë të Kryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Ambasadorit Ëolfgang Ischinger, merr pjesë në Konferencën që organizohet, më 15-17 shkurt 2019.
Përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”, Presidenti Meta shprehet se sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik dhe aleancave të forta e të qëndrueshme. Në këtë kontekst, kreu i Shtetit thekson se partneriteti Trans-Atlantik mbetet jetik për rendin ku mbizotërojnë vlerat e demokracisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor
“Kënaqësi të marr pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut. Sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik dhe aleancave të forta e të qëndrueshme. Partneriteti Trans-Atlantik mbetet jetik për rendin ku mbizotërojnë vlerat e demokracisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor”- shprehet Presidenti Ilir Meta, duke i bashkëngjitur dhe pamjet nga punimet e sotme të Konferencës së Mynihut.
