AKTUALITET, 15 Shkurt 2019, 17:54

Nisja e negociatave/ Drejtori i “Konrand Adenauer” sugjeron që vendimi për Shqipërinë të shtyhet

Nisja e negociatave/ Drejtori i “Konrand Adenauer” sugjeron që

Drejtori i fondacionit “Konrand Adenauer”, Walter Glos, mendon se në mbledhjen e qershorit të Këshillit të Ministrave të BE-së, nuk duhet që të diskutohet çështja e çeljes së negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë.

“Unë jam i mendimit se marrja e një vendimi në qershor të këtij viti për çeljen e negociatave është një çast i gabuar. Them që është një çast i gabuar, kjo jo e lidhur me problematikën e Bundestagut gjerman dhe marrjes së një vendimi në mesin e muajit qershor. Por, jam i mendimit që ky është një çast i gabuar dhe se nuk do të merret një vendim i cili mund të kishte një ndikim në zgjedhjet lokale të qershorit të këtij viti. Ndaj, jemi të mendimit që deri në shtator të këtij viti Shqipëria do të kishte arritur disa rezultate të cilat do t’i ndihmonin parlamentarët skeptikë të parlamenteve evropiane që të mund të merrnin një vendim pozitiv për rezultatin final për çeljen e negociatave”, tha Glos.

Referuar kësaj deklarate, Gjermania ka dërguar sinjalin e parë se çfarë do të ndodhë edhe pse kjo nuk vjen nga ndonjë zyrtar i lartë i këtij vendi.