AKTUALITET, 15 Shkurt 2019, 17:30

SHBA/ Trump do të shpallë emergjencën kombëtare, shkak muri me Meksikën

SHBA/ Trump do të shpallë emergjencën kombëtare, shkak muri

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare, duke shfrytëzuar kështu fuqitë e tij ekzekutive për të ndërtuar murin me Meksikën.

Megjithatë ai ka thënë se do të nënshkruajë projekligjin për shmangie të mbylljes së qeverisë amerikane, e cila ishte mbyllur një muaj më parë pas shpërfaqjes së pakënaqësive nga demokratë dhe një pjesë e republikanëve për ndërtimin e murit SHBA-Meksikë.

Vendimi për emergjencë kombëtare, nëse nuk bllokohet nga gjykatat dhe Kongresi, do t’i lejojë Trumpit që të marrë fonde për ndërtim të murit, të cilat ligjvënësit i kanë miratuar për qëllime tjera./ marrë nga Radio Evropa e lirë