AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 11:05

VIDEO/ Meta rrethohet nga macet, mesazh Ramës: Ka guximtarë që ngjiten lart, pa llogaritur rrezikun në kthim

VIDEO/ Meta rrethohet nga macet, mesazh Ramës: Ka guximtarë që


Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një video ku shihet i rrethuar nga macet, dhe jep padyshim dhe një mesazh për situatën politike në vend.

Meta shprehet se ka mace që janë guximtare, dhe ngjiten edhe lart, pa llogaritur rrezikun që mund të kenë në kthim.

“Një mëngjes me një “buqetë” macesh, gjithmonë relaksues! Ato janë të dashura dhe ledhatare.

Por ka edhe ndonjë guximtarë që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. Unë qëllova aty, për t’ia bërë të lehtë zbritjen.

Ju uroj një fundjavë të këndshme dhe të mbarë!”, shkruan Meta bashkëngjitur videos që ka postuar në rrjetet sociale.