LIFESTYLE, 1 Mars 2020, 08:48

Dy vite e një muaj të martuar/ Stresi zbulon sekretin e celebrimit që s’e dinim më parë, kur lidhi kurorë me Keisin: Mamin e saj e kam ‘grup’

Dy vite e një muaj të martuar/ Stresi zbulon sekretin e celebrimit


Reperi Stresi ka treguar detaje nga martesa e tij me Keisin, për të cilin u përfol kohët e fundit se nuk ishin më bashkë. Ai ka treguar në spektaktin Klanfornia se ka dy vite e një muaj që është martuar me Keisin. Ai është shprehur se momentalisht lidhja e tyre është si trageti që shkon e lëkundet derisa të qetësohet deti. Ai u shpreh se mamin e saj e ka shumë shoqe. 

“Gjendjen civile e kam tek shkolla e Baletit. Po bëjmë dy vite e një muaj që jemi martuar. Momentalisht jemi në ato dallgë si trageti që shkon e lëkundet derisa të qetësohet deti. E kam të vështirë të flas këtu përpara por dihet që unë kam gabuar. Jo dalja vonë jo fikja e telefonit… u acaruan pak gjërat. Mami vet është grup fare e kam shumë shoqe,”- tha Stresi.