TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu u paraqit sot në Gjykatën Penale për seancën e radhës gjyqësore, akuzuar për protestat tek Unaza e Re, por ajo është shtyrë.
Duke folur për mediat, Balliu zbuloi dhe arsyen e shtyrjes së seancës:
Është absurde të ndërrosh prokurorin 24 orë para se të vish në seancë gjyqësore.
Arsyeja? Duhet pyetur prokuroria, u vendos me kërkesën tone për shkak se ai zotëri nuk di asgjë e s’mund të vijë të më akuzojë mua për interesa të partisë, ai zotëria duhet të lexojë faktet e të bëjë akuza konkrete.
Më shumë deklarata kemi dhënë si opozitë nga dyert e gjykatave se sa në emisione. Se pavarësisht se vjedhjet i bën qeveria, në gjykata mbeten banorët e përfaqësues të opozitës.
Në vend të arrestohen ata që vjedhin miliona euro, arrestohen dhe futen në burgje banorët e unazës së re, sot s’kemi asnjë të arrestuar për megaaferën 40 milionë euro të unazës së re.
Duan të mbajnë nën presion banorët e unazës dhe përfaqësuesit e opozitës.
Sollën policinë në 7 të mëngjesit te shtëpia ime dhe tani ndërrojnë prokurorin qëllimisht për të shtyrë seancën se e gjitha ka të bëjë me presionin”, tha Balliu.