AKTUALITET, 1 Korrik 2020, 12:28

Greqia nuk hap sot kufijtë tokësorë me Shqipërinë, si u rrëzua plani i hapjes

Greqia nuk hap sot kufijtë tokësorë me Shqipërinë, si u


Greqia nuk ka hapur kufijtë sot me Shqipërinë. U përfol se kufijtë tokësorë me Shqipërinë do të hapen nga Greqia, përkundër vendimit të BE por nuk ndodhi.

Ishte zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias, i cili dha urdhërin që të mos hapeshin kufijtë me Shqipërinë për shkak të rasteve të shtuara me COVID-19.

Pak ditë më parë pati një plan për hapjen e kufijve tokësorë, saktësisht me Kakavijën, Mertzianin dhe Mavromatioun, në portin e Janinë dhe të Igumenicës, duke vendosur për udhëtarët nga Shqipëria kabinete speciale kontrolli.

Ky propozim u hodh poshtë dhe tashmë kufiri greko- shqiptar, mbetet i mbyllur nga Shqipëria për në Greqi, ndërkohë në kahun e kundërt, lejohen udhëtarët nga Greqia për në Shqipëri.