TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy gra kanë ndërruar jetë nga koronavirusi tek spitali Infektiv gjatë 24 orëve të fundit.
Bëhet fjalë për një 72 vjeçare nga Shkodra dhe një 84 vjeçare nga Tirana, të cilat kishin edhe sëmundje të tjera.
ISHP ka konstatuar 45 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 269 teste të kryera, kundrejt 371 testeve të ditës së djeshme.
Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, dhjetë prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa dy janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1 516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID 19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 367
Durrës 201
Shkodër 150
Vlorë 110
Fier 47
Lezhë 42
Korçë 28
Kukës 19
Elbasan 16
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6.