TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka bërë të ditur sot se ka regjistruar një intervistë lidhur me çështjet mjedisore.
Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale një video gjatë një bisede me një kameraman, të cilin e prezanton si Altini nga Peza.
Rama tregon se fillimisht Altini i ka kërkuar të bënin një fotografi, por më pas momenti është kthyer në një video.
Me nota humori, Kryeministri ka komentuar edhe përkatësinë politike të kameramanit, duke iu referuar prejardhjes së tij.
“Më shumë se socialist, po jo komunist… Çfarë është? Më tha hajde bëjmë një foto, pastaj e kaloi në video, sepse është 5 breza socialist, thotë, nga Peza. Po ishe nga Peza pastaj, nga ajo e madhja sidomos, aty je komunist fare”, shprehet Rama.
Më tej, Kryeministri iu referua tatuazheve të tij, duke thënë se ato tregojnë se ai nuk është as socialist dhe as komunist, por ambientalist.
“Tatuazhet tregojnë që ky s’është as socialist, as komunist, ky është ambientalist. Kështu që sapo kemi mbaruar një intervistë pikërisht për ambientin”, thotë Rama.