TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radoshiqi e konsideron si një mekanizëm të nevojshëm, krijimin e bursës bujqësore.
Radonshiqi u shpreh se do ketë më shumë transparencë për çmimet. Ekspertja shtoi se duhet të ketë më shumë politika mbështetëse për bujqësinë.
“Shqipëria është vend që do futet më shumë shpejt në Bashkimin Europian, dhe një sektor që mund të zhvillohet akoma është sektori i bujqësisë. Nisma të tilla ndikojnë pozitivisht. Ministria e Bujqësisë ka krijuar nismë të tillë për të rritur transparencën. Do jetë element pozitiv. Nisma të tilla, edhe duhet të monitorohen. Të gjithë ato gjëra që do jenë informacione, mund të hartohen më pas politika mbështetëse për fermerët shqiptarë. Bankat vetë nuk kanë informacionin e nevojshëm për të mbështetur me kredi fermerët shqiptarë. Këto informacione do e ndihmonin shumë bankën. Duhet të ketë politika mbështetëse për bujqësinë.
Kemi varësi të madhe nga importi. Këto produkte që vijnë nga importi janë me skemë më konkurruese se prodhimi vendas. Bashkimi i fermerëve do i ndihmojë ata. Qeveria duhet të rrisë financimet për bujqësinë”, theksoi ajo.