TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të vjedhjes së një automjeti në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 1, ku shtetasi Aurel Hamolli, 48 vjeç, dyshohet se ka marrë një automjet që ishte i ndaluar në rrugë dhe kishte çelësat brenda.
Sipas të dhënave paraprake, Hamolli ka parë automjetin e ndaluar, ndërsa pronari ndodhej pak më tutje. Pasi ka konstatuar se çelësat ishin lënë brenda, ai dyshohet se është futur në automjet dhe është larguar me të.
Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec janë vënë në ndjekje të automjetit dhe kanë mundur ta ndalojnë pak minuta më pas, duke arrestuar 48-vjeçarin.
Njoftimi i Policisë
“Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.
48-vjeçari ka parë që një mjet i ndaluar në rrugë dhe ishte me çelësa brenda, është futur në mjet dhe është larguar me të.
Sapo është njoftuar policia, është vënë në ndjekje të mjetit dhe ka mundur ta ndalojë dhe të arrestojë 48-vjeçarin.”
Ndërkohë, vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.